Merr flakë kondicioneri në një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

by Nexhat

Një zjarr i vogël ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke bërë që në vendin e ngjarjes të dalin menjëherë ekipet e zjarrfikësve.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur se bëhej fjalë për një zjarr fillestar në një kondicioner.

Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë arritur ta lokalizojnë situatën në kohë.

banner

Ka qenë një zjarr fillestar në një kondicioner. Sapo jemi informuar, ekipet tona kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar”, ka deklaruar Shkodra.

Ai ka konfirmuar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe shkaktimi i dëmeve më të mëdha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy