Haxhiu për dyshimet për varrezë të dytë masive: Drejtësia ende nuk është vënë në vend

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për ekzistimin e një varreze të dytë masive, duke thënë se kjo është dëshmi se drejtësia për krimet e luftës ende nuk është vënë plotësisht në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu shprehu mbështetje për institucionet dhe ekipet që po punojnë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

Ajo theksoi se çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por plagët e luftës do të mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për krimet të dalin para drejtësisë.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy