Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës në lagjen Matiqan të Prishtinës ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.
Në pamjet e siguruara shihet tym i dendur që ngrihet nga objekti, ndërsa në zonë dëgjohen sirenat e automjeteve të zjarrfikësve, të cilët po punojnë për lokalizimin e zjarrit.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa deri më tani nuk është raportuar nëse ka persona të lënduar.
Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, konfirmoi se një shtëpi është përfshirë nga zjarri pranë shkollës “Mileniumi i Tretë” në Matiqan.
Ai bëri të ditur se ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

