Ndalohen dy infermierë në Prizren, dyshohet se përvetësuan paratë nga pagesat e pacientëve

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ndaluar dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet, nën dyshihimin se kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas njoftimit, ata dyshohet se kanë shpërdoruar paratë nga pagesat e pacientëve.

“Bazuar në këto informacione dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, që nga muaji qershor 2026 janë ndërmarrë veprime hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi që krijojnë dyshimin e bazuar se të dyshuarit Xh.B., në cilësinë e kryeinfermierit dhe B.R., në cilësinë e infermierit në QKMF – Prizren, gjatë periudhës nga muaji gusht deri nëntor të vitit 2024, si dhe nga muaji shkurt deri dhjetor të vitit 2025, gjatë kohës sa ishin në orarin e punës, përkatësisht në ndërrimin e natës në QKMF-Prizren, kanë përvetësuar paratë e arkëtuara nga pagesat e pacientëve për shërbimet shëndetësore.”, thuhet në njoftim.

banner

“Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuari Xh.B., ka përvetësuar në vlera të vogla monetare shumën prej 1,250 euro, ndërsa i dyshuari B.R., ka përvetësuar në vlera të vogla monetare shumën prej 1,032 euro. Shuma e përgjithshme e mjeteve financiare të dyshuara të përvetësuara, nga hetimet e deritanishme arrin në 2,282 euro.”, thuhet në njoftim.

Pas intevistimit të tyre, në prani të mbrojtësve, sipas njoftimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurën penale.

“Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë dhe, varësisht nga rezultatet e tyre, ekziston mundësia e zgjerimit të hetimeve edhe për periudha të tjera kohore.”, thotë tutje njoftimi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy