Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së XI-të.
22 deputetët e PDK-së dhe 18 të LDK-së e kanë mundësinë sot gjatë tërë ditës, deri në përfundim të orarit zyrtar të punës, të vinë në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar, pasi kanë arritur të sigurojnë një ulëse nga votimet që janë mbajtur më 7 qershor. Deri tash, ndonëse janë dy parti që kanë mundësi regjistrimi sot, deputetët nuk janë parë edhe aq, vetëm tre kanë qenë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të paktën nga kjo hyrje.
