Muja u shmanget pyetjeve të gazetarëve për qumështin VITA

by Nexhat

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë prezantuar rezultatet e mostrave të qumështit dhe produkteve të saj të marra nga prilli e deri në korrik të këtij viti.

Nga këto rezultate, qumështorja Vita del të jetë grumbulluesi më i madh i qumështit me 9.5 milionë litra për 3 vjet.

banner

Në konferencë foli edhe ministri në detyrë, Armend Muja, i cili pasi përfundoi fjalimin e tij, i anashkaloi pyetjet lidhur me përmbajtjen e qumështit Vita.

“Po ashtu e pyeti ministrin edhe për moscertifikimin e laboratorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës nga Bashkimi Evropian, e kjo ia pamundëson prodhuesve vendorë që të eksportojnë produktet e tyre qumështore jashtë vendit. Ai nuk u përgjigj konkretisht se çka ka të bëjë se pse Kosova ka ngecur në moseksportimin e këtyre produkteve”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy