Refuzimi i ftesës së Kurtit, Hoxha: PDK mbetet në opozitë, s’pati diskutime serioze për procesin e ardhshëm

by Nexhat

Eliza Hoxha deputete e zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës, ka theksuar se kjo parti do vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Hoxha, për T7, ka deklaruar se nuk ka pasur diskutime serioze për ‘’procesin e të ardhmes’’.

banner

‘’Ne do të jemi aty për t’i përcjell gjithë hapat e radhës.  E kemi edhe në takimet tona që zoti Hamza i ka pasur me zotin Kurti. Vazhdojmë të mbesim në opozitë. Nuk ka pasur ndonjë ofertë ose diskutim serioz për procesin e të ardhmes, prandaj shpresoj që do të ketë epilog nga 98 deputetë të tjerë të cilët janë në sallë’’, ka thënë Hoxha për T7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy