Shqipëria i kërkon Ekuadorit njohjen e Kosovës, Begaj: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka kërkuar Ekuadorit të shqyrtojë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës, gjatë takimit me ambasadorin e këtij vendi, Esteban Assar Moscoso Bohman, i cili paraqiti Letrat Kredenciale në një ceremoni zyrtare në Tiranë.

Gjatë bisedës, kreu i shtetit shqiptar uroi ambasadorin për detyrën e re diplomatike dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe me Ekuadorin, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, shkruan Shqiptarja.

banner

 Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ndërsa nënvizoi rëndësinë që do të kishte një vendim i Ekuadorit për njohjen e Kosovës.

Sipas Begajt, njohja e Kosovës nga Ekuadori do të përbënte një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy