Në telashe të mëdha, Infantino thërret takim urgjent me liderët e FIFA-s

by Nexhat

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thirrur një takim urgjent me zyrtarët e lartë të organizatës në Marok, në përpjekje për të qetësuar tensionet e krijuara brenda institucionit.

Sipas “The Times”, pakënaqësitë ndaj politikave të Infantinos janë rritur edhe brenda FIFA-s, veçanërisht pas dështimit të planit për krijimin e “FIFA Forward Enterprise”, një strukturë që do të menaxhonte të drejtat komerciale të garave kryesore të FIFA-s dhe do të përfshinte investitorë privatë.

banner

Projekti u kundërshtua fuqishëm dhe u tërhoq pas presionit të madh, ndërsa tashmë ka shtuar debatet për mënyrën e drejtimit të organizatës.

Kritika të forta ndaj FIFA-s ka bërë edhe princi jordanez Ali bin al-Hussein, i cili ka akuzuar drejtuesit e organizatës për “shantazh”. Ai pretendon se Federatës së Futbollit të Jordanisë iu la të kuptohej se mbështetja për rizgjedhjen e Infantinos do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Nuk e kemi mbështetur më parë dhe nuk do ta bëjmë as tani. Kjo situatë përbën shantazh dhe ne refuzojmë t’i nënshtrohemi”, ka deklaruar Ali.

Presioni ndaj Infantinos është shtuar edhe pas deklaratave të Arsène Wenger, i cili tha se nuk kishte dijeni për planin e diskutueshëm dhe e cilësoi të nevojshme tërheqjen e tij.

Takimi në Rabat pritet të shërbejë si përpjekje për të rikthyer stabilitetin në FIFA, në një periudhë kur drejtimi i Infantinos po përballet me kritika të shumta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy