Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim.
Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se është i gatshëm të takohet edhe me Ardian Gjinin e Bedri Hamzën.
“… nuk arritëm të takohemi me z.Ardian Gjini, përkundër përpjekjeve tona, mendoj që është e paarsyshme të mos takohemi e të mos bisedojmë”.
Ai tha se me politikanët vendorë e ndërkombëtarë takohen shpesh, e tash të mos takohen “kryeministri unë, me kryetarin e një komune, kryetarin Gjini, “kjo është lajm në Kosovë”, tha Kurti.
“Për dallim nga kryetari i AAK-së që u vetëpërjashtua para se të fillojë procesi i bisedimeve, u vetëpërjashtua edhe kryetari i PDK-së në fillim të bisedimeve, zhvilluam vetëm një takim, besoj se duhet takuar prap..”, tha Kurti.
“Në një kohë të përshtatshme në cilëndo kohë që zgjedhin ata jam i gatshëm të takohem me kryetarin e AAK-së dhe PDK-së”, tha Kurti para mediave.
“Kemi aq shumë tema për t’i diskutuar nuk besoj që nuk ka diçka qe nuk pajtohemi, ka gjëra që pajtohemi”, shtoi Kurti.

