Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të martën në mbrëmje në Malishevë.
Sipas raportit zyrtar, rreth orës 22:32, një qytetar ka njoftuar policinë se, derisa ndodhej në vendpunishten e tij, një person i dyshuar, duke drejtuar një veturë në lëvizje, ka shkrepur tri herë në ajër me armë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, të cilat dyshohet se i përkasin një arme me gaz.
Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personit të dyshuar.

