Raportohet se është arrestuar një person, dyshohet se kanosi Kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi 

by Nexhat

Raportohet se një person i dyshuar për kanosjen e Kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas më shumë se një viti e gjysmë nga raportimi i rastit.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Haziz Bytyqin, rreth 31-vjeçar.

banner

Ai është arrestuar mbrëmjen e 4 gushtit, rreth orës 21:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Dyshimet lidhen me një rast të ndodhur më 9 shkurt 2025, kur Haziz Bytyqi dyshohet se, përmes rrjetit social Facebook, kishte kanosur Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në procedurë policore, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndaj tij po zhvillohen procedurat për veprën penale “Kanosje”, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy