Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

by Nexhat

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë bashkëvendimarrëse në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Sipas Haradinajt, s’është mirë për vendin nëse një parti merr hise vetëm në qeveri por s’ka në dorë ndonjë pozitë vendimmarrëse.

banner

Ai ka thënë se nëse Kurti ka logjikë demokratike, atëherë e lexon rezultatin e zgjedhjeve si bashkëvendimarrje.

“Kurti po dëshiron me e poshtëru opozitën duke i ofru vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Udhëheqësit e regjimit totalitar frikësohen nga bashkëvendimarrja. Opozita s’duhet që vetëm të marrë pjesë në qeverisje”, ka thënë Haradinaj.

“A e lexon rezultatin si bashkëvendimarrje. Nëse e lexon si bashkëvendimarrje, nëse nuk e lexon kështu është e kotë të ketë takime. Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisë vetëm për përfitime të pushtetit. Opozita e ndihmon Kosovën vetëm nëse bohet pjesë e vendimmarrjes. Por nëse kemi rol në bashkëvendimarrje, atëherë po”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, opozita duhet ta ketë njërën prej pozitave, Presidentin ose shefin e Qeverisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy