Janina Ymeri: Refuzimi i Qeverisë së VV’së për projektet amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike

by Nexhat

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Janina Ymeri, tha se refuzimi apo shtyrja e projekteve amerikane për gazin nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike”.

Ymeri gjithashtu tha se nuk mori përgjigje nga Ministria e Ekonomisë për këtë çështje, por se kërkesën e ka bërë për hir të elektoratit.

banner

“Ministria e Ekonomisë nuk pat përgjigje se ku bazohet në qëndrimin e Qeverisë për Gazin Amerikan. Natyrisht, sipas meje Qeveria VV për refuzim/shtyrje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike. Megjithatë kërkesën e bëra me 10 Korrik 2026 për elektoratin, për transparencë e llogaridhënie”.

Qeveria në detyrë e Kosovës deri më tani ka hezituar për t’u përfshirë në projektet e gazit të lëngshëm natyror amerikan pavarësisht thirrjeve amerikane që ta bëjë këtë. Ky qëndrim i qeverisë ka ngritur shqetësime në vend për pasoja të mundshme ekonomike, energjetike dhe politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy