Partitë joshumicë joserbe presin takim me Kurtin, shprehen optimiste

by Nexhat

Përfaqësues të partive joshumicë joserbe kanë bërë të ditur se pritet të zhvillojnë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar rreth formimit të institucioneve të reja, duke u shprehur optimistë se mund të arrihet marrëveshje, sikurse në mandatin e kaluar.

Por, sipas deklaratave të tyre, ende nuk është caktuar takim.

banner

Kryetari i partisë boshnjake VAKAT, Rasim Demiri, njëherësh ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, tha se tashmë janë në kontakt me Kurtin dhe se një takim mund të mbahet deri nesër më 6 gusht para seancës konstituive.

“Jemi në kontakt me kryeministrin, besoj që kemi me taku si ma herët qysh ka qenë përvoja, edhe tash deri nesër kemi me pas naj takim me kryeministrin”- deklaroi Demiri.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe deputeti i Partisë së Bashkuar Rome të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli, i cili tha se sipas të gjitha gjasave, takimi me Kurtin do të zhvillohet nesër.

“Sipas të gjitha gjasave nesër pritet të kemi takim me kryeministrin. Besojmë që do të arrijmë marrëveshje si herën e kaluar”- tha Kinolli.

Ai theksoi se për subjektin që përfaqëson prioritet mbetet konstituimi i institucioneve, duke lënë të kuptohet se nuk vendosin kushte për arritjen e një marrëveshjeje.

“Për ne nuk është interesant kushti, sesa ma parë të formojmë institucionet e Republikës së Kosovës”- u shpreh Kinolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy