Abdixhiku mbledh grupin parlamentar një ditë para seancës konstituive

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet që këtë të mërkurë të mbledhë Grupin Parlamentar të partisë.

Sipas burimeve në këtë takim pritet të diskutohen hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren para seancës së nesërme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, gjatë pasdites së djeshme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan një takim që zgjati rreth tri orë. Megjithatë, takimi nuk solli ndonjë marrëveshje konkrete, pasi të dy liderët deklaruan se ende nuk ka një dakordim.

banner

Kurti pas takimit u shpreh se diskutimi ishte i dobishëm dhe se mbetet i gatshëm për të vazhduar bisedimet me qëllim tejkalimin e ngërçit politik. Të njëjtin qëndrim e përcolli edhe LDK-ja, duke bërë të ditur se dialogu do të vazhdojë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy