Një aksident ndërmjet një motoçiklete dhe veture është regjistruar këtë të mërkurë në hyrje të qytetit të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore.
Sipas Rugovës, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

