Hykmete Bajrami: Kurti po na ofron vetëm pjesëmarrje në Qeveri, pozita e presidentit për LDK do të krijonte balancim

by Nexhat

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po i ofron LDK-së pjesëmarrje në qeverinë e re, por sipas saj, një marrëveshje e mirë do të ishte që presidenti t’i takojë LDK-së.

Bajrami ka thënë se kërkesa e LDK-së për presidentin është e arsyeshme, pasi do të siguronte një balancim të pushteteve në vend.

banner

“Unë nuk i di detajet e takimit, por nga ajo që kam parë në media, domethënë kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit. Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se ofertat aktuale të Kurtit për disa poste ministrore nuk përbëjnë garanci afatgjate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy