Një ditë pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe një ditë para seancës për konstituim të Kuvendit, Lumir Abdixhiku ftoi në takim Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputetët e LDK-së u mblodhën për të diskutuar rreth asaj se çka u fol një natë më parë nga Abdixhiku me bashkëpunëtorët e tij, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri, në takimin që kishte me Kurtin për formimin e institucioneve.
“Në takim po merrnin pjesë të gjithë pothuajse të gjithë deputetët”, u shpreh Bellagoshi, e cila shtoi se pavarësisht se Osmani dhe Abdixhiku nuk u panë, të njëjtit kanë arritur qysh herët për këtë mbledhje.
Po ashtu, se a do të takohen sërish sot Abdixhiku dhe Kurti, gazetarja Bellagoshi sqaroi se deputetët e LDK-së nuk patën informacione për një çështje të tillë.

