Takohen sërish Abdixhiku me Kurtin

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, aktualisht janë duke zhvilluar një takim.

Ky takim vjen pas atij të djeshmit mes delegacionit të LDK-së dhe atij të LVV-së.

banner

Pas atij takimi, palët u deklaruan për media, duke u shprehur optimistë për një marrëveshje politike për krijimin e institucioneve dhe për takime tjera në këtë drejtim.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të partisë, deklaroi se aktualisht nuk ka asgjë të re sa i përket mundësisë së një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

I pyetur nëse pritet të zhvillohet një takim me kreun e VV-së, Abdixhiku u përgjigj se nuk ka asgjë tjetër nga takimi i mbrëmshëm.

“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy