Gashi: Nëse LDK-ja insiston për postin e presidentit, e komplikon situatën – pres që të ketë lëshim

by Nexhat

Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se insistimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë postin e presidentit do ta komplikonte më tej situatën politike në vend.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Gashi ka thënë se çështja e presidentit ka qenë një nga arsyet kryesore që Kosova ka shkuar në zgjedhje, ndërsa ka vlerësuar se LDK-ja mund të jetë ajo që do të duhet të bëjë një lëshim.

banner

“Nëse LDK-ja insiston në marrjen e presidentit, e komplikon shumë situatën, sepse për këtë arsye kemi shkuar në zgjedhje. Kurti nuk ka dashur ta ndajë këtë pushtet me askënd, as me LDK-në, as me PDK-në dhe as me askënd tjetër”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, nuk pret që lëshimi të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje, por nga LDK-ja.

“Besoj që LDK-ja mund të ketë lëshim dhe jo nga ana e Vetëvendosjes. As nuk po ia uroj dhe as nuk kam qejf, por në situatën ku është LDK-ja, është shumë problem të insistojë”, ka thënë Gashi.

Ai ka vlerësuar se këmbëngulja për postin e presidentit mund ta vështirësojë arritjen e një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy