Ndërprerja e seancës, Cakolli: Lejohet kërkimi i kohës shtesë, por Kurti ka afat deri nesër në orën 23:59

by Nexhat

Eugen Cakolli nga KDI në një intervistë në T7 ka folur për ndërprerjen e seancës konstituive, pasi kreu i LVV’së, Albin Kurti, s’ka propozuar një kandidat për kryetar të Kuvendit.

Ai ka thënë se ekziston mundësia që të ndërpritet seanca në aspektin procedural, por thotë se kjo mund të shtyhet vetëm deri nesër në mesnatë, konkretisht në orën 23:59, shkruan Gazeta Express.

banner

Sipas tij, nëse dështon konstituimi, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

“Këtu janë dy çështje të ndara, në aspektin procedrual, ekziston mundësia që subjekti i parë të kërkojë kohë shtesë për gjetje të një marrëveshje. Por s’e kuptoj se cila mund të jetë një marrëveshje që s’u arritë për 29 ditë. Por nga aspekti procedural ekziston mundësia e shtyrjes së seancë, por ka limit deri nesër në orën 23 e 59, përndryshe ndonëse Gjykata s’ishte përgjigjur, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse Kuvendi dështon të përmbush një obligim kushtetues”, ka thënë Cakolli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy