Rrahmani: Kurti po synon kontroll të plotë të institucioneve

by Nexhat

Deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, e cila u ndërpre me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, .

I pyetur nëse do të jetë i pranishëm në rast se gjatë mbrëmjes thirret një seancë tjetër, ai tha se vendimi do të varet nga zhvillimet e mëtejshme.

banner

“Duhet t’i shohim aktivitetet dhe veprimet e kësaj shumice, e pastaj të marrim vendime. Kjo është qasja që e kam thënë në vazhdimësi. Kryeministri në detyrë po kërkon kontroll dhe pushtet, duke tentuar të menaxhojë gjithçka. Kjo është një tentativë tjetër për të vazhduar me mbajtjen e kapjes së shtetit”, deklaroi ai.

Lidhur me mundësinë e një ftese nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për takim, deputeti i PDK-së nuk dha një përgjigje personale, por iu referua qëndrimit të partisë.

“Ka dhënë deklaratë vetë kryetari i partisë, kështu që ato janë qëndrimet që i ka dhënë kryetari”, u shpreh ai.

I pyetur për shqetësimet e ngritura lidhur me praninë e ministrave të zgjedhur deputetë në sallën e Kuvendit dhe për mosdorëheqjen e ministrave, ai tha se kjo përbën vazhdimësi të shkeljeve kushtetuese.

“Është i njëjti problem. Ka pasur praktikë të njëjtë edhe në zgjedhjet e kaluara. Ka vazhdimësi të shkeljeve të Kushtetutës. Ne po i shohim veprimet e tyre si në ekzekutiv, ashtu edhe në Kuvend, ku sipas nesh po i keqpërdorin pozitat dhe po marrin vendime në vazhdimësi”, tha deputeti i rizgjedhur i PDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy