Cakolli: E pakuptimtë të kërkohet kohë shtesë për Presidentin, afati për konstituimin e kuvendit skadon nesër

by Nexhat

Eugen Cakolli, ka thënë se afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit, aktivizohet  vetëm ditën pas konstituimit të Kuvendit.

I njëjti ka shtuar edhe se, i vetmi afat që po shkon drejt fundit është ai për konstituimin e Kuvendit, i cili përfundon nesër në orën 23:59, përcjell Gazeta Express.

banner

‘’ Edhe pse kërkesa për kohë shtesë dhe ndërprerja e seancës nuk përbën shkelje në procedurale, të njëjtat nuk e pezullojnë dhe as nuk e zgjasin afatin kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet të konstituohet’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi:

As sot e as nesër, nuk është dita e fundit kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit. Afati 60-ditor për këtë proces aktivizohet vetëm ditën pas konstituimit të Kuvendit.

I vetmi afat që po shkon deri në fund është ai për konstituimin e Kuvendit, i cili përfundon nesër, në orën 23:59. Edhe pse kërkesa për kohë shtesë dhe ndërprerja e seancës nuk përbën shkelje në procedurale, të njëjtat nuk e pezullojnë dhe as nuk e zgjasin afatin kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet të konstituohet.

Pa u përmbyllur konstituimi, procedura për zgjedhjen e Presidentit nuk fillon fare. Pas konstituimit, partitë do t’i kenë të plota 60 ditë për diskutime, marrëveshje dhe zgjedhjen e Presidentit. Prandaj, e pakuptimtë të kërkohet “kohë shtesë për Presidentin” duke e shtyrë pikërisht procesin që e aktivizon atë kohë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy