“Kurti e ka marrë peng Kuvendin”, Molliqaj: Protestat popullore e vetmja rrugëdalje

by Nexhat

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas situatës së re të krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka marrë peng Kuvendin dhe krejt institucionet e vendit.

banner

Në një video në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka thënë se e vetmja rrugëdalje për partitë politike opozitare është thirrja e popullit në protesta për ta ndalë Kurtin.

“Albin Kurti e mori peng sërish Kuvendin dhe krejt institucionet. Po e shantazhon opozitën, ja marrëveshje qysh du, kur du unë, ose zgjedhje kur du unë. E ai po dëshiron me i shty zgjedhjet për dhjetor.”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka kritikuar që liderët e partive kanë pranuar të shkojnë në takime me Kurtin.

“Takimet e opozitës me Kurtin janë gabim. Tash ka vetëm një rrugëdalje. Duhet me ftu popullin e Kosovës, kundër marrjes peng të institucioneve nga partia në pushtet. Këta veç demokrat nuk janë. Bashkëpunimi me ta është me i shërby autoritarëve. Vendi duhet me u ballafaqu me protesta qytetare.”, ka thënë ai ndër të tjerash

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy