Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje që aktorët politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe kompromis, me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik dhe formimit të institucioneve të vendit.
Në një përgjigje për Klankosova.tv lidhur me situatën aktuale politike dhe institucionale në Kosovë, Ambasada thekson se përgjegjësia për funksionimin e institucioneve demokratike u takon përfaqësuesve të zgjedhur të vendit

