Drita e “shkel” Tre Fiorin, një hap larg play-offit të Ligës së Konferencës

by Nexhat

Drita ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës triumfoi me rezultat 4:1 në udhëtim ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Fiori, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues,

banner

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë solli plot pesë realizime.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 56-të, kur Prandelli shënoi për 1:0.

Megjithatë, reagimi i Dritës ishte i menjëhershëm. Ovouka barazoi shifrat në minutën e 61-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Arb Manaj përmbysi rezultatin duke e kaluar kampionen kosovare në epërsi.

Në minutën e 82-të, Besnik Krasniqi realizoi për 3:1, ndërsa i njëjti futbollist vulosi fitoren me gol nga pika e bardhë në minutën e tretë shtesë për rezultatin përfundimtar 4:1.

Me këtë fitore bindëse, Drita hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku gjilanasit do ta nisin përballjen me një epërsi komode prej tre golash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy