Luftëtari i UFC me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video nga hyrja e tij në eventin e UFC që u mbajt në Beograd.
Ditë më parë, ai zhvilloi meçin më të veçantë në karrierë, ku midis Serbisë, mes thirrjeve “Vritni shqiptarët”, ai e bëri një hyrje speciale në ring.
Ai hyri me flamurin kuq e zi në mesin e tifozëve serbë, të cilat edhe patën thirrje anti-shqiptare,
“1 në mes të 22 mijëve”, shkroi ndër tjera Buzukja

