Familja nga Gjakova dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro

by Nexhat

Një familje në Gjakovë dorëzoi në polici një zarf me 3.800 euro, të cilin e kishte gjetur në një institucion publik.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 6 gusht, qytetari I. Fetahu dorëzoi në Stacionin Policor në Gjakovë zarfin që ishte gjetur nga bashkëshortja e tij.

banner

Pas verifikimeve, autoritetet konstatuan se shuma e parave ishte raportuar si e humbur më 4 gusht nga pronari i saj. Pas përfundimit të procedurave hetimore, u vërtetua se mjetet i përkisnin personit që kishte bërë raportimin dhe ato iu kthyen pronarit legjitim.

Policia e Kosovës ka falënderuar familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke e cilësuar rastin si një shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me institucionet e rendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy