Napoli pas brazilianit Jesus

by Nexhat

Napoli ka shfaqur interes serioz për sulmuesin brazilian Gabriel Jesus dhe tashmë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Nënkampionët e Italisë po kërkojnë një përforcim me përvojë për repartin ofensiv, ndërsa 29-vjeçari është një nga emrat kryesorë në listën e dëshirave,

banner

Arsenali është i hapur për ta lënë të lirë Gabriel Jesus, por vetëm në rast të një transferimi përfundimtar.

Sipas raportimeve, “Topçinjtë” kërkojnë rreth 20 milionë euro për kartonin e brazilianit, ndërsa paga e lartë e sulmuesit mbetet pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes.

Për momentin nuk ka ende një ofertë zyrtare mes dy klubeve, por bisedimet pritet të intensifikohen në ditët në vijim, teksa Napoli synon të përforcojë sulmin para nisjes së sezonit të ri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy