Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka dërguar një mesazh kreut të Aleancës, Ardian Gjinit.
Kështu mëson Klan Kosova duke iu referuar burimeve.
Sipas të njëjave burime, Kurti e ka ftuar atë për takim në orën 18:00, porse është refuzuar nga kreu i Aleancës
Burimet bëjnë të ditur se pritet që Gjini të deklarohet më vonë gjatë ditës, ndërsa mbetet të shihet nëse do të konfirmojë komunikimin dhe do të japë detaje shtesë.
Këto zhvillime vijnë në afatet e fundit për konstituimin e Kuvendit

