Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë pa vonesa.

Abdixhiku foli për gazetarët para Kuvendit ku shkoi për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

banner

Abdixhiku tha se fokusi mbetet te përmbushja e obligimeve kushtetuese.

“Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton kërkesa e LDK-së, Abdixhiku u përgjigj shkurt se ajo lidhet “…për konstituimin e Kuvendit”.

Në pyetjen nëse pret një marrëveshje gjatë ditës apo thirrjen e seancës konstitutive, kreu i LDK-së theksoi se seanca duhet të mbahet pa vonesë, raporton EO.

“Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të ketë seancë konstitutive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla”, deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se përgjegjësia për mbarëvajtjen e procesit bie edhe mbi partinë e parë, duke lënë të kuptohet se çdo vonesë eventuale nuk duhet të përdoret për qëllime negociuese.

“Por tani, kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë, e cila qëllon që ka më të vjetrin në seancë aty, të ulur në karrigen e kryesuesit të Kuvendit. Por në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se pas takimit do të dalë sërish para mediave.

“Tani po shkoj në takim, e pas takimit do të përpiqemi sa më mirë të përfaqësojmë interesat e Kosovës, popullit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit deklarohemi edhe para medieve në Kuvendin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy