Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

by Nexhat

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka folur pas takimit me Lumir Abdixhikun, Kurti ka thënë se kërkesa e LDK’së për presidentin s’përputhet me rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka treguar se ia ka ofruar zv.kryeministrin dhe disa ministri, shkruan Express.

banner

“Pozitën e zv.kryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi balanc demokratik, por brenda sistemit tonë kemi balanc demokratik dhe kemi një zonë zgjedhore. Ne ofrojmë në përputhje me rezultatin ta ndajmë përgjegjësinë me resorë ministrore në ekzekutiv”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se LDK nuk i ka as 30 vota për ta propozuar emrin për President.

“Në këtë situatë kur kemi apetite që  LDK ta ketë Presidentin, ndonëse iu duhen 30 nënshkrime për aplikim, e për t’u zgjedhur duhet 61, ka shpërputhej të madhe mes rezultatit përkatës e ambicieve konkrete dhe ky është problemi i mosarritjes së marrëveshjes deri tani. S’duhet ti humbim shpresat, por duhet të jemi transparent”, ka thënë Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy