Koci thirrje deputetëve të “opozitës”: Reagoni, mbrojeni rendin kushtetues

by Nexhat

Opinionisti Milazim Koci komentoi zhvillimet e fundit politike dhe thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për ditën e nesërme.

Koci në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se veprimet të tilla tregojnë në mënyrë evidente tendencën për zvarritje të proceseve, teksa shtoi se deputetët duhet të ruajnë rendin kushtetues.

banner

“Është evidente zvarritja, sepse po mos të kishim të bënim me zvarritje, nuk do të lihej dita e 29-të që të konvokohet seanca e Kuvendit. Por pavarësisht nga kjo, unë mendoj që është obligim i deputetëve, pavarësisht kostos që mund ta marrin, që të dalin në mbrojtje të Kushtetutës dhe rendit të kushtetues”, tha ai.

Kujtojmë se, sipas një aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundon sot në ora 23:59, apo 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy