Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

by Nexhat

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjini, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me një situatë që po shihet me shqetësim nga qytetarët dhe miqtë e saj, ndërsa kundërshtarët e vendit po e shohin me gëzim.

banner

“Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë! Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë”, ka shkruar Gjini.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke e akuzuar se po e dëmton rëndë vendin dhe po e çon Kosovën në një drejtim të rrezikshëm.

“Albin Kurti, ti po ia qet faqen e zezë vendit tonë. Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan”, ka deklaruar Gjini.

Në fund, kryetari i Aleancës është shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës, duke thënë se vendi do të forcohet dhe zhvillohet pavarësisht dëmit që, sipas tij, po shkaktohet nga qeverisja e Kurtit.

“Kosova jonë ka me u forcu, e me u rrit, pa ty. Përkundër dëmit që po ia shkakton. Ndërsa edhe ata që të ndjekin qorrazi, njëjtë do të përfundojnë”, tha Gjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy