Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo është larguar nga kampi i Barcelonës, për t’u nisur drejt Anglisë, atje ku pritet të finalizohet transferimi i tij.
Një ditë pasi u finalizua marrëveshje mes Liverpoolit dhe Barcelonës, mbrojtësi do të kryejë testet mjekësore, para se të zyrtarizohet nga “The Reds”.
Dy klubet e mëdha evropiane janë pajtuar që Araujo të kalojë te skuadra e drejtuar nga Andoni Iraola në formë huazimi, derisa marrëveshja përfshinë edhe opsionin e blerjes në fund të sezonit në shumë prej 55 milionë eurosh.
Ndërkaq, gjatë pjesës së huazimit, Liverpooli ka marrë përsipër mbulimin e pagës së Araujos

