Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje derisa nga hapësira publike në kryeqytet po largohet mbishkrimi “Free Ukraine”, kjo pasi presidenti Zelensky një ditë më parë tha se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.
Derisa ka publikuar pamjet, i pari i Prishtinës, shkruan se “Shteti i Kosovës duhet të respektohet kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjjet gjithmonë njëjtë”.
“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet.
Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, ka shkruar Rama.
Pamje:

