Jose Mourinho ka komentuar me humor gjendjen fizike të Bernardo Silvës, duke pranuar se ylli portugez është një lojtar shumë i rëndësishëm, por se pushimet e tij kanë ndikuar në përgatitjen fizike.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, fantastik për ne. Por i shkreti, kur shkon me pushime, i pëlqen të shkëputet komplet, nuk punon.
Prandaj u rikthye fizikisht shumë poshtë standardeve të tij të zakonshme dhe tani duhet të punojë fort.”

