Mot i nxehtë gjatë javës, temperaturat arrijnë deri në 36°C

by Nexhat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 10-14 gusht, e cila pritet të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe temperatura të larta.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36°C, ndërsa ditët më të nxehta pritet të jenë e marta dhe e mërkura.

banner

Të hënën, të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale nga 30 deri në 36°C.

Ndërkaq, të enjten pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar mundësi për reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 30 deri në 34°C,

Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare dhe temperatura deri në 35°C.

IHMK paralajmëron se temperaturat e larta dhe rrezatimi i shtuar diellor do të krijojnë ngarkesë termike dhe nivel të lartë deri shumë të lartë të rrezatimit UV.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell nga ora 10:00 deri në 16:00, të përdorin krem mbrojtës, kapelë dhe syze me mbrojtje UV, si dhe të konsumojnë mjaftueshëm ujë.

Kujdes të shtuar, sipas IHMK-së, duhet të kenë fëmijët, të moshuarit dhe personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy