Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës

by Nexhat

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, ka thënë se ka qenë gabim diplomatik deklarata e presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, i cili tha se “Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën”.

Pas kësaj ka pasur shumë reagime, mes tjerash edhe Komuna e Prishtinës e largoi “sloganin e madh Free Ukraine” i vendosur në “Hotel Grand”.

banner

Deputeti ukrainas në “X” publikoi deklaratën e Zelensky dhe fotografinë ku slogani “Free Ukraine është larguar”.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy