Daut Haradinaj: Rruga e vetmja rrugë për ta kthyer shtetin në binarë demokratik, shtatori po vjen Albin

by Nexhat

Daut Haradinaj nga Aleanca e ka përsëritur qëndrimin e tij për protesta në rrugë kundër Albin Kurtit.

Ai ka shkruar në Facebook se “rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”.

banner

Haradinaj ka treguar arsyjet dhe në fund ka shkruar “shtatori po vjen Albin”.

Postimi i plotë:

E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik:
Ku aleati historik, Amerika, respektohet.
Ku Serbia sanksionohet me 100 për qind.
Ku rryma prodhohet në Kosovë e nuk blihet në Serbi me mbi 1 miliard euro.
Ku projektet amerikane janë strategji shtetërore e jo tallje.
Ku shteti i trajton qytetarët e vet të barabartë, e jo me ne dhe ata.
Ku punohet e nuk flitet.
Ku vlera respektohet e nuk anatemohet.
Ku prodhuesi i Kosovës e ka shtetin partner e jo armik.
Ku tregu i Kosovës është për kosovarët.
Ku punëtorit i respektohet puna.
Ku ushtari nuk të padit.
Ku polici ka dinjitet.
Ku arsimi është prioritet.
Ku spitali të shëron e jo të sëmun’.
Ku rrugët ndërtohen e nuk shkatërrohen.
Ku familja rritet në Kosovë e jo në Skandinavi.
Ku populli nuk gënjehet, por i thuhet e vërteta.
Aty ku serbët nuk lejohen të regjistrohen me dëshmitarë edhe pas krimeve të kryera.
Pra, shtatori po vjen, Albin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy