Konjufca: Seanca konstituive mund të zgjasë mbi një ditë, s’është dramatike, kush s’mendon kështu t’i drejtohet Kushtetueses

by Nexhat

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca nuk e konsideron shkelje kushtetuese vazhdimin me ndërprerje të seancës konstituive të Kuvendit.

Konjufca tha se për vazhdimin e seancës konstituive “i përket kryesuesit që të vendosë”.

banner

Ai tha se nuk mendojnë që është shkelur Kushtetuta.

“Ne nuk mendojmë që është shkelur Kushtetuta. Kushtetuta, siç e dini ju, për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve që i kemi kaluar, sidomos prej vitit të kaluar, prej zgjedhjeve të shkurtit 2025, ka shkuar duke u interpretuar, duke u etabluar edhe më tutje interpretimi i Kushtetutës sonë. Sepse i patëm disa momente edhe vitin e kaluar kur ishin të paqarta në aspektin konstitucional drejtimet dhe natyra e proceseve. Kështu që patëm disa referenca në Gjykatën Kushtetuese edhe vitin e kaluar”, tha Konjufca.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se “sipas disa ekspertëve, seanca konstituive mund të zgjasë edhe më shumë se 24 orë”.

“Kështu që, kështu është duke ndodhur edhe tash. Thjesht është duke zgjatur më shumë sesa një ditë themelimi i Kuvendit. Prandaj, nuk mendoj që është dramatike situata, qysh po e interpreton opozita. Nuk është dramatike, Do me thënë, është pjesë e formësimit të mëtutjeshëm konstitucional të vendit tonë”, tha ai.

Konjufca tha se “ai që mendon që është shkelur Kushtetuta, duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”.

Ai tha se nuk e di kur do të vazhdojë seanca konstituive.

“Kur do të thirret seanca nuk mund ta caktojë unë. E cakton kryesuesi”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy