Sadiku: As korrupsioni e as plumbat nuk e dëmtojnë shtetin sa rrënimi i institucioneve

by Nexhat

Rrënimi i rregullave dhe institucioneve është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet një shteti, ka thënë deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, duke reaguar ndaj zhvillimeve rreth konstituimit të Kuvendit.

Sadiku ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe deputetët e saj, duke pretenduar se pas përfundimit të afatit prej 48 orësh është shkelur edhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës.

banner

“Nuk ka kurgjo që e dëmton shtetin më shumë sesa rrënimi i rregullave dhe institucioneve të tij. As korrupsioni, as nepotizmi, as tanket e as plumbat”, ka shkruar Sadiku.

Sipas tij, brenda një periudhe të shkurtër janë shkelur disa prej akteve dhe vendimeve më të rëndësishme institucionale.

“Për vetëm një muaj kanë mbërri me e shkel Kushtetutën, Aktgjykimin e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka ngritur edhe pyetjen se sa më shumë mund të dëmtohet një shtet nga cenimi i institucioneve të tij.

“Tash tregomani: cili armik i një shteti mundet me i bë këto më shpejt e më keq? Qysh mundet me u dëmtu një shtet më shumë se kaq?”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka thënë se problemi nuk qëndron vetëm te mënyra e qeverisjes, por te dëmtimi i vetë themeleve institucionale.

“Kur e shkel Kushtetutën, e shpërfill Gjykatën dhe e shkel Rregulloren e institucionit më të lartë përfaqësues, nuk je veç tu e keqqeverisë shtetin. Je tu ia rrënu themelet. Këta më nuk janë amatera. Janë shkatërrues. Janë dëmtues të shtetit”, ka theksuar Sadiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy