Haxhiu: Kush konsideron se është shkelur Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për marrëveshje politike ndërmjet partive, me qëllim shmangien e tensioneve dhe zgjedhjeve të parakohshme,

Haxhiu ka thënë se, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i jepet përparësi dialogut dhe marrëveshjeve politike.

banner

“Një qëndrim të tillë, për shkak të zhvillimeve të fundit, tensioneve, përshkallëzimeve brenda Kuvendit të Republikës ditën në seancën e Kuvendit, e ka vlerësuar që duhet t’i jepet përparësi marrëveshjeve politike. Madje është në linjë me gjykimet e Gjykatës Kushtetuese që për çështjet me të cilat po diskutojmë duhet të ketë takime dhe marrëveshje politike. Nëse kemi pasur një pjesë ditë, por keni parasysh që informatat që ne pastaj kemi pasur, kanë qenë që ka pasur plane edhe për veprime të tjera. Prandaj nuk na duhen situata tensionuese, përshkallëzimet, konfliktet fizike apo të tjera si kjo. Prandaj edhe uroj që gjatë kësaj periudhe kohore të ketë takime sa më shumë, jo refuzime të takimeve—e përmenda edhe më herët—jo kërkesa në shpërputhje me vullnetin e popullit, në shpërputhje me fuqinë politike të partive politike, por të ulemi seriozisht, le të flasim për një marrëveshje që nuk çon te bllokada, nuk çon te zgjedhjet e parakohshme—nuk kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse kemi shumë punë përpara—por që thjesht çon te një marrëveshje ku presidenti i vendit zgjidhet me mandat pesëvjeçar. Ne kemi bërë shumë veprime në këtë drejtim, por nuk mundet vetëm njëra palë në vazhdimësi të bëjë oferta apo të bëjë propozime, por duhet që edhe palët e tjera, të cilat janë të përfshira në këto diskutime, t’i japin kontributin e tyre”, tha Haxhiu.

Sa i përket pretendimeve për shkelje të Kushtetutës, Haxhiu ka thënë se këtë çështje duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese.

“Se a është shkelur apo jo Kushtetuta, na tregon Gjykata Kushtetuese. Kushdo që konsideron që është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, mund ta delegojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Vitin e kaluar ka pasur më shumë se tri-katër herë që e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Tani Gjykata Kushtetuese seancën konstituive e ka konsideruar si çështje kushtetuese, dhe në qoftë se dikush po vlerëson që dikush këtu po e shkel Kushtetutën, atëherë le t’i drejtohet instancës që e interpreton veprimin tonë”, tha ajo.

Haxhiu ka theksuar se konstituimi i Kuvendit ndikon në rrjedhën e afateve dhe ka kërkuar që partitë politike të arrijnë marrëveshje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

“Shumë e rëndësishme është që të ketë marrëveshje. Keni parasysh që konstituimi i Kuvendit çon në rrjedhje të afateve. Rrjedhja e afateve, në qoftë se pra brenda 60 ditëve pas konstituimit nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Le t’i shmangim zgjedhjet e parakohshme, le të fokusohemi te prioritetet. Prioritet është marrëveshja. Para marrëveshjes janë takimet, sepse nuk mund të ketë marrëveshje pa takime, prandaj unë i ftoj të gjitha partitë politike që t’i japin kontributet serioze në këtë drejtim. Tash, dikush po thotë që i keni 30 ditë përpara. Dikush tjetër po thotë janë konsumuar ato 30 ditë. Ata që mendojnë se janë konsumuar, po kërkojnë seancë. Është e rëndësishme që ta kenë një qëndrim të qartë, sepse nuk bën që sot të mendosh diçka tjetër, pasdite diçka tjetër ose nesër diçka tjetër. Le t’i thonë qartë e hapur qëndrimet e tyre, sepse për besë u bë shumë e vështirë me iu rënë në fije më”, tha Haxhiu,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy