Maignan dhe Rabiot i vazhdojnë pushimet, “çartet” Milani

by Nexhat

Ka nisur të rritet shqetësimi në radhët e Milanit, pasi Mike Maignan dhe Adrien Rabiot kanë vendosur t’i zgjasin pushimet e tyre deri një javë para fillimit të sezonit 2026/27 të Serie A.

Milani do ta nisë sezonin e ri me Ruben Amorimin në stolin e trajnerit, por skuadra ende nuk është kompletuar.

banner

Ndeshja e parë e kampionatit ndaj Torinos po afron dhe drejtuesit e klubit duhet t’i sistemojnë disa çështje në skuadër, përfshirë edhe të ardhmen e Rafael Leaos.

Për Amorimin, situata është veçanërisht e bezdisshme pasi kapiteni Maignan dhe një prej mesfushorëve më me përvojë të skuadrës, Rabiot, ende nuk janë rikthyer nga pushimet pas angazhimit të tyre me Francën në fazat e fundit të Kupës së Botës, shkruan “Football Italia”,

Dy futbollistët francezë fillimisht pritej të riktheheshin më 14 gusht, por kanë vendosur t’i zgjasin edhe për dy ditë pushimet.

Kështu, ata do të rikthehen më 16 gusht, saktësisht një javë para ndeshjes së parë të Milanit në Serie A kundër Torinos.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi te disa tifozë të Milanit, veçanërisht pasi edhe futbollistë të tjerë që ishin të angazhuar deri në fazat e fundit të Botërorit janë rikthyer tashmë në stërvitje me skuadrat e tyre.

Për momentin, Rabiot pritet të rikthehet normalisht dhe të punojë nën urdhrat e Amorimit, ndërsa te Maignan mbetet një pikëpyetje më e madhe për të ardhmen.

Me vetëm një javë nga rikthimi i tyre deri te starti i sezonit, Milani do të ketë shumë pak kohë për t’i përfshirë të dy lojtarët në përgatitjet për sfidën hapëse ndaj Torinos. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy