PDK citon Kushtetutën: Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka kaluar, po shpërfillet rregulli 48-orësh

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke argumentuar se po shkelen afatet kushtetuese dhe rregullat për zhvillimin e seancës konstituive të Kuvendit.

PDK-ja ka paraqitur tri pika që, sipas saj, sqarojnë situatën rreth konstituimit të Kuvendit.

banner

Në një postim në Facebook, PDK i është referuar nenit 66 të Kushtetutës, duke theksuar se Kuvendi duhet të zgjidhet me mandat katërvjeçar dhe se seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Për ta sqaruar thjesht për qytetarët se çfarë po ndodh me Kuvendin: 1. Kushtetuta përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. 2. Gjykata Kushtetuese e ka bërë edhe më të qartë: 30 ditët nuk janë vetëm afat për ta nisur procesin. Brenda këtij afati Kuvendi duhet të konstituohet. 3. Rregullorja e Kuvendit përcakton se, derisa të përfundojë seanca konstituive me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërprerjet nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë”, thuhet në postim.

Partia ka përmendur edhe Aktgjykimin KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se, sipas interpretimit të Gjykatës, afati 30-ditor nuk është vetëm afat për fillimin e procedurës, por brenda këtij afati duhet të konstituohet Kuvendi.

“Afati 30-ditor ka kaluar pa u konstituuar Kuvendi. Tash po shpërfillet edhe rregulli 48-orësh. Kushtetuta nuk është rekomandim. Aktgjykimet nuk janë opsionale. Rregullat vlejnë për të gjithë – edhe për pushtetin. Ajo që po ndodh është suspendim dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Republikës. PDK do ta mbrojë rendin kushtetues me çdo mjet!”, thuhet në postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy