Ushtarët italianë të KFOR’it zhvillojnë trajnim qitje me municion të vërtetë pranë Prishtinës

by Nexhat

KFOR ka njoftuar se ushtarët italianë, ka marrë pjesë në një trajnim me qitje me municion të vërtetë në poligonin e qitjes “Razorback”, pranë Prishtinës.

KFOR bën të ditur se, trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësive dhe përditësimin e njohurive për përdorimin e sistemeve individuale të armëve, si dhe forcimin e procedurave operacionale, përmirësimin e koordinimit dhe rritjen e besimit në përdorimin dhe trajtimin e sigurt të armëve.

banner

‘’ Përmes aktiviteteve të tilla trajnuese, pjesëtarët e KFOR-it ruajnë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimit për situatën, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’’, thuhet në njoftimin e KFOR’it, mes tjerash.

Postimi:

Ushtarët italianë të angazhuar në misionin e Forcës së udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR) morën pjesë në një trajnim me qitje me municion të vërtetë në poligonin e qitjes “Razorback”, pranë Prishtinës.

Trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësive dhe përditësimin e njohurive për përdorimin e sistemeve individuale të armëve, si dhe forcimin e procedurave operacionale, përmirësimin e koordinimit dhe rritjen e besimit në përdorimin dhe trajtimin e sigurt të armëve.

Përmes aktiviteteve të tilla trajnuese, pjesëtarët e KFOR-it ruajnë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe ndërgjegjësimit për situatën, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy