Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen e Kurtit

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj K.Xh., se ka kanosur kryeministrin në detyrë,  Albin Kurti.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, K.Xh. me dashje dhe me qëllim të frikësimit të një personi zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.

banner

Prokuroria thotë se i pandehuri e ka kanosur Kurtin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta.

Me këto veprime, K.Xh. akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Rasti është proceduar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy