Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

by Nexhat

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet Sh.R., i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”.

Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më 16 gusht 2026, në rrugën Ferizaj–Gjilan, i dyshuari ka kryer veprime me karakter seksual ndaj një të miture rreth 14-vjeçare, e cila ndodhej në veturën e tij.

Gjykata ka bërë të ditur se e mitura, pasi ka vërejtur situatën, ka kërkuar të ndalet në një pikë të rrugës, ku ka arritur të largohet nga vetura dhe të njoftojë Policinë. I dyshuari më pas është arrestuar.

banner

Sipas vendimit, e mitura ka pësuar frikë, ankth dhe pasiguri, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Pas seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, Fitore Daci Krivanjeva, ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit për një muaj.

Gjykata ka njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy