Ndeshja mes Hoffenheimit dhe Schalke 04 u shoqërua me skena tronditëse, pasi Loris Karius dhe Robin Gosens u lënduan në një aksident të rëndë në fillim të pjesës së dytë.
Në minutën e 47-të, pas një goditjeje të Fisnik Asllanit, Karius intervenoi për ta ndalur topin, ndërsa Gosens ndërhyri për të larguar rrezikun.
Mirëpo, në tentim për të shpëtuar skuadrën, mbrojtësi e goditi aksidentalisht portierin në fytyrë me taka, duke lënduar edhe veten gjatë përplasjes.

